Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kthesat e Qafë Thanës. Sipas të dhënave zyrtare një automjet me targa të Maqedonisë dhe një me targa të Korçës janë përfshirë në aksident.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë drejtuesi dhe një pasagjer që udhëtonin në mjetit me targa të huaja. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se automjeti me targa te huaja ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është aksidentuar me makinën tjetër.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: