SHIJAK

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në Sallmone të Shijakut. Nga përplasja janë plagosur shoferi i mjetit tip ‘’Benz’’, bashkë me pasagjeren, të dy 22- vjeçarë.

Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R.,  22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb