SHIJAK

Një aksident mes dy automjetesh në Shijak ka çuar në plagosje me thika. Pas përplasjes, të afërmit e drejtuesve janë konfliktuar fizikisht.

Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën e ka plagosur një tjetër. Autori është larguar kurse i plagosuri u dërgua në spital.

Policia po punon për të kapur autorin e plagosjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shijak/ Informacion paraprak

Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe K. D., vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb