GJERMANI – Teksa i afroheshin aeroportit gjerman, dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në ajër

Mediat vendase raportojnë se nga incidenti ka 2 viktima. Aeroplanët u rrëzuan në Adolf Wurth Aeroportit në Schwabisch Hall.

Të dy të vdekurit ishin pilotë sipas Bild.de, por hetuesit thonë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet ndërsa ekuipazhet po vazhdojnë të kërkojnë viktimat.

Avionët u përplasën teksa po përpiqeshin të uleshin në aeroport në të njëjtën kohë rreth orën 16:00 të dielën. Ata fluturuan respektivisht nga Shtutgart dhe Regensburg.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: