Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:10 në vendin e quajtur “Luzat”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S. dhe për pasojë janë plagosur një prej shoferëve dhe një pasagjer.

NJOFITMI I POLICISË
Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Luzat”, automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: