Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku i plagosur ka mbetur njëri nga shoferët.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin M. T., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb