Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, me pasojë plagosjen e një personi.

Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku e plagosur ka mbetur një pasagjere, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak
Më datë 05.10.2020, rreth orës 08:55, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L., e për pasojë është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb