DIVJAKË- Dy makina janë përfshirë në një aksident në Divjakë dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xengë, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier, i cili për shkak të përplasjes ka ndërruar jetë. Ndërsa drejtuesi i makinës tip “Benz” së bashku me pasagjerin, E.A, janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

“Në datën 27.09.2018, rreth orës 19:25, në fshatin Xengë, Divjakë, shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K. Shtetasi G.B dhe shtetasi E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip “Fiat”), ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb