Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Shkodër – Lezhë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për rrjedhojë 2 persona janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Me datë 22.07.2019, ora 13.35, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë, Shkodër, mjeti motor tip Yamaha, drejtuar nga shtetasi M. S. 31 vjeç, banues në fshatin Mabë, Lezhë, është përplasur me mjetin tip Renault, që drejtohej nga shtetasi N. Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Berdicë, dhe gjatë rrëzimit të motorit ka aksidentuar biçiklistin shtetasin D. Gj. 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër i cili bashkë me drejtuesin e motorit u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb