Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “5 Maji”, në Tiranë.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është përmbysur njëra prej tyre.

Në mjetin e përmbysur ka qenë babai bashkë me dy fëmijët e tij të mitur, të cilët janë plagosur dhe po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetë.

“BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendngjarje, ndërsa pritet që të zbardhen detaje nga aksidenti.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tiranë/Informacion paraprak
Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D., dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb