Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Vlorë pranë Levanit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Suzuki” dhe një “Mercedes Benz”.

Burimet e para nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i “Benzit” i cili është dërguar në spitalin e Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Shkak i aksidentit mendohet se mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb