Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, ku nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur tre vajza të reja dhe një 42-vjeçare.

Sipas uniformave blu, të plagosurat janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb