ELBASAN

Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur afër tunelit të Krrabës në Bradashesh dhe janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur “kokë më kokë”.

Tre prej të plagosurve sipas burimeve zyrtare ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa një person tjetër ka plagë të lehta.

Të 4 të aksidentuarit u transportuan me tri autoambulanca në spital, ndërkohë që policia po heton shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi nga policia:

Në aksin rrugor Elbasan -Tiranë , në fshatin Shijon, Elbasan , mjeti me targa AA 657 UY, me drejtues shtetasin I.N., 16vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin me targa AA 492 UG, me drejtues shtetasin B.K., 29 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, shtetasja V.K., 56 vjeçe, banuese në Peqin e cila ishte pasagjere në mjetin me targë AA 492 UG, si dhe është dëmtuar shtetasi L.F., 17 vjeç, banues në Tiranë i cili ishte pasagjet në mjetin me targa AA 657 UY, të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: