Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin e rrugës Peqin-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur gjatë drekës së ditës së sotme në afërsi të një blloku banimi në Bradashesh.

Si pasojë e përplasjes të dy automjet janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka disiplinuar qarkullimin në ketë aks ku ka pasur kaos për disa minuta për shkak të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb