Një incident i rëndë është shënuar në Stamboll. Mediat lokale shkruajnë dy metrobusë janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar të patën 25 të lënduar.

Është ende e paqartë se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, shkruajnë mediat.

Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit janë dërguar për në spital, sipas mediave, shumica prej tyre, janë jashtë rrezikut për jetën dhe me lëndime të lehta trupore.

Aksidenti ka ‘paralizuar’ përkohësisht ofrimin e shërbimit, duke bërë që qytetarët, të zgjedhin rrugë alternative transporti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb