ELBASAN

Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur mbrëmjen sotme në Elbasan. Dy makina janë përplasur njëra me tjetrën, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se të lëndurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në unazën e qytetit Elbasan, pranë stacionit të trenit, mjeti tip ” BMV” me drejtues shtetasin I.D., është përplasur me mjetin tip ” Ford” me drejtues shtetasin A.K,Si pasojë e aksident janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasanit,  jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-njofton policia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb