FIER

Një makine policie është përplasur me një mjet tip “Volkswagen” sot në fshatin Kashisht të Fierit, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur , mes tyre edhe një punonjës policie. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije  se në momentin e aksidentit polici ishte në makinë me djalin e tij.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se efektivi i plagosur quhet Adem Demollari  ndërsa tre të plagosurit e tjerë që ishin në makinën tip “Volsëagen” janë shtetasit Valbona Zeqo, Agim, Zeqo dhe Bexhete Bushi.

“Në datën 20.12.2018, rreth orës 14:50, në rrugën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, mjeti me targë policie me drejtues shtetasin A.D, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.Z, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi V.Z, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V.Z, 44 vjeçe dhe B.B, 60 vjeçe.

Polici I Plagosur
Polici I Plagosur

Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia

Aksident Levan Fier

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb