GJIROKASTËR

Një kamion i ngarkuar me tjegulla për oxhaqe është përplasur me bordurat anësore, në rrugën nacionale Tepelenë – Gjirokastër, pranë kthesës së “Urës së Leklit”.

Gazetarja Brikena Metaj, raporton për “BalkanWeb”, se si pasojë e përplasjes, kamioni ka marrë flakë.

Drejtuesi i mjetit është shpëtuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të Tepelenës. Ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar bllokimin e rrugës për më shumë se 30 minuta. Aktualisht situata është e normalizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb