GRAMSH

Një aksident i  rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gramsh pasi një autobuz ka përplas një vajzë të vogël

“Rreth orës 08:10, në fshatin Drizë, Gramsh, shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar, Gramsh, duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksidentuar shtetasen e mitur R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh,” bën me dije policia.

Shtetasja e aksidentuar u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: