DURRËS-Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Fllakës’. Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një këmbësor rreth 40 vjeç i seksit mashkull, ende i paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe plagëve të marra 40-vjeçari ka ndërruar jetë. Policia ka ndaluar shtetasin Kushtrim Ismalaj, 26 vjeç, banues në Durrës, i cili drejtonte mjetin tip ‘Ford’ me targa AA 630 FF.

Specialistët për Krimet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb