TIRANE – Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin : Renald Canaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën e “Kavajës” ka kaluar me semafor të kuq dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga shërbimet e Policisë nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë ndalimi i mjetit në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 237, 242 273 dhe 274 të Kodit Penal.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb