Pas aksidentit të rëndë që shkaktoi në Tiranë, duke përplasur çiftin që po kalonte në vizat e bardha bashkë me foshnjën tre muaj, gazetari Igli Celmeta ben me dije se është kapur nga policia shoferi Ajas Sulejmani. Behet me dije se sherbimet e komisariatit 2 e kane arrestuar ne nje spital privat 39 vjecarin.

39-vjeçari mesditën e sotme duke drejtuar mjetin “G Class” me shpejtësi të madhe, ka kaluar me semafor të kuq dhe ka përplasur fëmijën dhe çiftin.

Për fat të mirë, gjendja e foshnjës është e mirë, ndërsa dy të rriturit janë dërguar në spital, në gjendje stabël për jetën. Pas ngjarjes, Ajas Sulejmani është arratisur, duke shfrytëzuar blloqet e pallateve në zonë.

“Pas nje pune intensive hetimore u be e mundur kapja e autorit te dyshuar te Aksidentit Rrugor ne nje nga spitalet private te kryeqytetit dhe si dhe shoqerimi i tije ne ambientet e Komisatiatit te Policise Nr.2, per kryerjen e veprimet te tjera hetimore ne funksion te ngjarjes rrugore.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb