GJERMANI

Mediat gjermane shkruajnë se një djalosh nga Kosova 21 vjeç i quajtur Kushtrim Hoti u shpall në kërkim nga policia gjermane, pasi ka aksidentuar një grua teksa lëvizte me makinë në një garë ilegale.

Madje, mediat gjermane publikuan edhe foto të të riut nga Kosova. Duke qenë se i riu nuk qëndroi në vendngjarje, ekziston mundësia që ai të jetë arratisur larg Gjermanisë,

  • foto galeri
  • foto galeri

Hoti dhe një bashkëmoshatar po bënin garë në Bismarckstraße, kur 21-vjeçari, në tentativë për të kaluar shokun “rival”, përplasi gruan.

Gruaja 43-vjeçare vdiq në spital si rrjedhojë e plagëve. Ajo qëndroi 3 ditë në spital, derisa ndërroi jetë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb