Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Sarandë.

Është mësuar se 29-vjeçari, që ka përplasur me makinë efektivin dhe është larguar në drejtim të paditur është Ari Kerma.

I riu aktualisht ndodhet në arrati dhe policia është vendosur në kërkim të tij. Ndërkohë, për efektivin Robert Çulli, mësohet se ndodhet në spital dhe ka marrë disa lëndime në gjymtyrë.

Sipas të dhënave zyrtare, i riu Kerma, pasi ka kryer përplasjen ka braktisur makinën dhe ka nxjerrë një pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në det. Arma është gjetur nga efektivët, ndërkohë po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb