VLORË

Policia e Vlorës ka arrestuar në orët e fundit dy persona, nën akuzat për trafik droge dhe mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Blutë e qytetit jugor kanë prangosur 58-vjeçarin M.I pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale:

Arrestohet shtetasi D. P., 43 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, pasi në afërsi të banesës së tij janë gjetur të mbjella disa fidanë bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, për të cilat dyshohet se 43 vjeçari është autor.

Arrestohet shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb