LUSHNJA

Një 50-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi ka shkaktuar një aksident duke përplasur një motor.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Divjakë-Plazh teksa drejtuesi i motorit, 66-vjeçari M.L, ndodhet në spital.

50-vjeçari Iir Gjyla, u largua nga vendi i ngjarjes, por Policia e ka kapur dhe arrestuar.

Po ashtu Leonard Misutaj është arrestuar në Fier për dhunë fizike ndaj bashkëshortes kurse 59-vjeçari I.H, në Mbyet ka kanosur 50-vjeçarin A.M.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 37 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi I. H., 59 vjeç, banues në Mbyet, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin A. M., 50 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprat penale “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. Gj., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Divjakë – Plazh, duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin M. L., 66 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas aksidentit 50-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb