Gazetarja Doriana Bezat ka dhënë detaje të reja nga akti i pazakontë që ndërmori Arben Mema, 32-vjeç, i cili çau kordonët rrethuese të Sheshit “Skënderbej” dhe rrezikoi jo pak jetën e qytetarëve që gjendeshin aty.

Gazetarja Bezat raporton se 32-vjeçari para se të zhvendosej në shesh, ka përplasur tre makina të tjera, ndërkohë që dyshohet se ka qenë nën efektin e lënëve narkotike dhe alkoolit.

Gazetarja ka arritur të sigurojë dëshminë e parë të Memës para uniformave blu. Sipas burimeve nga policia, thuhet se 32-vjeçari ka deklaruar se mendonte se ishte duke ecur në autostradë.

“Ai quhet Arben Mema 32-vjeç, nga kontrolli fizik i janë gjetur disa doza kanabisi, nuk ka qenë i vetëdijshëm, ka qenë në efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Policia ka bërë të mundur dokumentimin e aksidenteve të tjera që ai ka bërë, pasi është përplasur me tre automjete të tjera. Fatmirësisht nga ky incident ka vetëm dëme materiale. Në komunikimin e parë që ka bërë me uniformat blu, ka thënë se ka menduar që është me autostradë”, u shpreh gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb