TIRANE– Debati i fortë në emisionin “Studio e hapur” në “News24” mbrëmjen e së hënës mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha, ka ngjallur replika edhe në Komisionin Parlamentar të Medias. Në mbledhjen e sotme, deputeti socialist Ilir Beqaj është shprehur se ish-kryeministri Berisha ka kërcënuar një gazetar.

“Berisha kërcënoi një gazetar. Kërcënoi të hënën Artan Hoxhën”, u shpreh Beqaj.

Fill pas këtyre deklaratave ka reaguar deputetja e PD, Albana Vokshi.

“Po flisni ju që i cilësoni mediat kazan. Ju nuk keni moral të flisni për këtë çështje. Jeni dërguar nga kryeministri për të bërë zhurmë. Keni frikë nga denoncimet e Berishës”, u shpreh deputetja demokrate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb