Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka shfrytëzuar fitoren historike me Francën për të kërkuar rinovimin e kontratës. Italiani madje e ka kërkuar përmes televizionit zgjatjen e kohës që do të punojë me kuqezinjtë. “Nëse nuk firmos tani, Shqipëria mund të humbasë momentin. Ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme, pasi mund të hedhin në erë punën që kemi bërë deri më tani”, tha De Biasi në përfundim të ndeshjes.

Por nga ana tjetër presidenti i FSHF-­së, Armando Duka ka kërkuar më shumë kohë. Ai tha se çështja e konktratës së trajnerit mund të diskutohet pas ndeshjeve të shtatorit ku do të jetë e përcaktuar se në çfarë pozicioni do të jenë kuqezinjtë.

“Më pëlqen kjo ide, por jemi ende në gjysmën e eliminatoreve. Mund të flasim diçka më konkrete pas ndeshjeve të shtatorit”. Ndërkohë, pas fitores historike me Francën, kreu i FSHF-­së theksoi se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. “Jemi të gëzuar, por jo edhe aq shumë, duke qenë se ishte thjesht një miqësore. Besoj se ekipi me stafin dhe të gjithë lojtarët janë aq profesionistë dhe duhet të kuptojnë që të mos kemi eufori, sepse kemi shumë ndeshje të vështira përpara, me Danimarkën, Portugalinë dhe Serbinë”, tha Duka.

 

(m.k/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: