MAQEDONI- Qindra qytetarë të Shkupit kanë nisur që dje në mbrëmje dhe sot homazhe në nderim të 22 personave që humbën jetën gjatën nga përplasja e armatosur në Kumanovë gjatë fundjavës. Qytetarët kanë vendosur lule dhe qirinj pranë ndërtesës së qeverisë.

22 persona humbën jetën në një përplasje të armatosur mes policisë maqedonase dhe një grupi kriminal në lagjen e “Trimave” në Kumanovë. Policia deklaroi se kishe marrë informacion që një grup i armatosur po planifikonte të sulmonte institucionet e Maqedonisë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: