Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas tragjedisë në Greqi, ku u përplasën dy trena.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shprehur keqardhjen për aksidentin, ku kanë humbur jetën 32 pasagjerë dhe 85 janë plagosur.

“Keqardhje e thelle për aksidentin hekurudhor ne Greqi.

Fatkeqesisht ky aksident i rende afer Larissa i ka kushtuar jeten mbi 32 pasagjereve e plagosur dhjetra te tjere.

Nje pjese e madhe jane studente.

Ngushellimet me te sinqerta per jetet e humbura e sherim te shpejte per te demtuarit.

Solidaritet te plote me shtetin grek ne te gjitha perpjekjet, qe po realizohen per te kontrolluar e kufizuar demtimet!”, ka shkruar Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: