TIRANE

Pas nisjes së procedurës verifikuese për tenderat sekretë të zhvilluara nga Ministrisë e Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë, Prokuroria e Posaçme kërkoi informacion nga institucioni që drejtohet nga Ogerta Manastirliu.

Një burim zyrtar i SPAK tha për News 24 se u kërkua informacion nga Ministria dhe në të njëjtën kohë iu drejtua me shkresë zyrtare edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Të premten, më 8 maj – theksoi burimi –  ministria na vuri në dispozicon një informacion dhe na bëri me dije se inspektorët e KLSH kishin filluar auditin.

Tenderat e klasifikuar sekretë u bënë objekt përplasjes të forta mes Partisë Demokratike dhe institucionit të Shëndetësisë. Opozita akuzoi Ogerta Manastirliun se po bënte përpjekje për të zhdukur provat dhe ka shkuar deri aty se i vuri zjarrin institucionit. Si provë për këtë publikoi një email.

“Bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje Ogerta Manastirliu, gënjeu publikisht dje, duke fshehur faktin se në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. E vërteta është kjo. Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës. Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu. Hajdutëria me tenderat sekret është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsioni, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe fallsifikimi i dokumenteve shtetërorë për të zhdukur provat e megavjedhjes me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat antiCOVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetësore të respiratorëve. Në email thuhet shprehimisht: “Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit””, deklaroi Bardh Spahia.

Ministria e Shëndetësisë pranoi se ka patur një incident në institucion 26 ditë më parë,  të shkaituara nga një punonjëse, ndaj së cilës është martrë masë administrive. Sipas saj, opozita po kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, ne nje kohe qe çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni.  Institucioni i drejtuar nga Manastirliu theksoi edhe njëherë faktin se nuk është dëmtuar asnjë document sikurse pretendon opozita.

Për të dytën herë gjatë së dielës, ministria e Shëndetësisë, reagoi dhe hodhi cdo pretendim, përfshirë edhe atë se ka refuzuar ti dorëzojë Prokurorisë së Posaçme, dokumentat e tenderave të klasifikuar sekretë, që u konsideruan si korruptivë nga Partia Demokratike.

“Siç e kemi deklaruar nga dita e parë, jemi të hapur për hetime nga organet e drejtësisë. E vërteta është se asgjë nuk është fshehur dhe dosjet janë në dritën e diellit. Që prej datës 27 Prill, në Ministrinë e Shëndetësisë po vijon punën Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të gjitha procedurat e zhvilluara në situatën e pandemisë, për mjetet e nevojshme për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese për pacientët e prekur nga COVID19. Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin që i është vënë në dispozicion Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të njëjtën gjë po bën edhe me SPAK”.

Por Partia Demokratike këmbëngul se Ministria I dorëzoi praktikat vetëm pasi I vuri zjarrin institucionit.

“Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!”, shkruan Gazmend Bardhi, në një status në rrjetin social FB.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb