UASHINGTON

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të enjte përpara mediave amerikane se përplasja vdekjeprurëse e një aeroplani ukrainas mund të ketë qenë një gabim. Ai shtoi se kishte një “ndjesi të tmerrshme për arsyet e tragjedisë”.

“Rrëzimi dramatik i avionit ukrainas në Iran mund të ketë qenë një gabim. Kam një parandjenjë të tmerrshme për arsyet e tragjedisë”, tha Trump. Mirëpo, kreu i shtetit amerikan nuk ka ofruar ndonjë provë.

“Dikush mund të ketë bërë një gabim,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se ka dyshime mbi përplasjen e avionit të Ukrainës, por pa dhënë detaje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb