Policia e Elbasanit ka marrë sot në pyetje dy persona që janë bërë dëshmitar të përplasjes fizike që ndodhi mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Ngjarja ndodhi para një lokali në Labinot të Elbasanit.

“BalkanWeb” mëson se dy personat janë marrë në pyetje në lidhje me sherrin, që shkoi deri në dhunë fizike mes Boçit dhe Lucës. Po ashtu bëhet e ditur se policia ka marrë pamjet e kamerat e lokaleve përgjatë rrugës në Labinot.

Ndërkohë që dy personazhet e sherrit kanë bërë denoncim për rastin në polici. Aktualisht kjo e fundit vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb