Policia e Delvinës ka nisur shoqërimin e banorëve të fshatit Bajkaj në komisariat.

Shoqërimet po bëhen pas protestës së zhvilluar sot në këtë fshat, ku banorët kundërshtuan hapjen e një guroreje. Gjatë protestës, banorët e fshatit u përplasën fizikisht me përfaqësuesit e firmës.

Ndërkohë, mësohet se policia deri më tani nuk ka shoqëruar asnjë përfaqësues të firmës apo të ministrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb