Andrea Pirlo i ka orët e numëruara në Torino, humbja kundër Benevento solli një përplasje ndërmjet tij dhe presidentit Agnelli, ndërsa tashmë trajneri ka në dispozicion dy sfida për të bindur stafin drejtues për të mos e shkarkuar përpara kohë. Nëse ekipi nuk reagon kundër Torino dhe më pas kundër Napoli, Pirlon e pret shkarkimi ndërsa drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit mund ta marr Tudor për të dhënë më shumë kohë stafit për të gjetur një emër të ri. Në listën e dëshirave janë përfshirë shumë emra të njohur, trajner që edhe në të kaluarën janë lidhur me një kalimin të mundshëm në Torino por dhe ish trajner. Një opsion është Simone Inzaghi, një emër që u përfol edhe pas largimit të Allegrit, trajneri nuk ka rinovuar ende kontratën me Lazio.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Alternativa e parë sipas mediave italiane është Luciano Spalletti, në fund të këtij sezoni do të jetë i lirë edhe nga kontrata e tij me Inter. Max Allegri është gjithashtu një emër që po fiton shumë kuota, edhe tifozët në rrjetet sociale janë pro një rikthimi të tij. Allegri vijon të jetë i papunë që nga koha kur u largua nga Juve. Emri më i rëndësishëm në këtë listë post Andrea Pirlo është Zinedine Zidane. Tekniku francez është një idhull i tifozëve por dhe një dëshirë e madhe e presidentit Agnelli, Zidane gjithashtu do të ishte një kartë e rëndësishme për të mbajtur Ronaldo në Torino. Problemi më i madh është paga e tij, 12 milion euro në sezon plus bonuse. Emri i fundit por jo më pak i rëndësishëm është ai i Roberto Mancini, trajneri aktual i përfaqësueses italiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb