SHKODRA

 

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas dy ngjarjeve që ndodhën brenda pak orëve mbrëmjen e kaluar dhe natën e sotme në qytetin verilindor.

Ajo i bën thirrje ministrit të brendshëm dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjet kriminale pasi po godasin edhe në pedonalen e qytetit, aty ku qytetarët lëvizin ccdo ditë duke plagosur madje edhe një kalimtare të pafajshme.

 

STATUSI I VOLTANA ADEMIT

Shumë e shqetësuar për ngjarjet e rënda që kanë tronditur rendin publik në qytetin e Shkodrës!

Në qendër të Shkodrës, në Pedonalen tonë, aty ku ne lëvizim në çdo moment të ditës, krimi godet! Një person i pafajshëm plagoset, thjesht duke qenë kalimtar.

Pak orë më pas, në një lagje tjetër të Shkodrës, një shpërthim eksplozivi ka ngjallur ankth tek qytetarët!

I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesve vendorë të Policisë, të zbardhin një orë e më parë këto ngjarje kriminale dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.

Mbështetja ime personale, por edhe e strukturave të Bashkisë Shkodër nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë ligjore që i takojnë!

Shkodra, shkodranët, kanë nevojë për rend dhe siguri në rrugët ku ata lëvizin dhe sidomos, në shtëpitë e tyre. Është detyra e strukturave të shtetit t’ua garantojë këtë.

  • foto galeri

perpla

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb