“BalkanWeb” ka siguruar një dëshmi në lidhje me ngjarjen në Cakran të Fierit, ku pati një shkëmbim armësh mes policisë dhe një kultivuesi droge. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë folur për gazetarin Ervis Kuçi. Në dëshminë e tij, banori tha se ndiheshin të rrezikuar për jetën me këto ngjarje që ndodhin.

“Nuk kam dëgjuar të shtëna se kam qenë më dhënë. Kur vijë, shoh policinë këtu dhe e mora vesh. Është gjetur vjet lëndë narkotike. Shumë të rrezikuar ndihemi, na është bërë që të ikim që këtu, se rrugë tjetër s’ka. Me frikë se ai të vret. S’kemi denoncuar gjë, se s’po na del njeri përballë. Jo s’kemi denoncuar. Lëvizje ka, por nuk i njohim. Se mos të flet me gojë ai që kalon.”, tha ai.

Gazetari Kuci ka siguruar për ashtu edhe pamje nga aksioni i policisë, e cila ndodhet në terren për të vijuar kërkimet për zbulimin e parcelave me kanabis, apo dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur 29-vjeçari nga Patosi Greseld Shpataraku. Aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb