TIRANE- Ibrahim Durollari, i riu që mbeti i plagosur pas një përplasje me armë zjarri pardje gjatë natës në Kinostudio, ka dalë nga koma. Pavarësisht kësaj, ai ndodhet në reaminacion në gjendje të rëndë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se i riu ka marrë disa plumba në bark, të cilët i kanë prekur organet.

Ndërkohë, dy vëllezërit, edhe shënjestra të sulmit, Rivelino dhe Juxhin Mumajesi ndodhen janë në pavion. Ata kanë marrë dëmtime nga plumbi në zonën e gjymtyrëve të poshtme. Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje Juxhin Mumajesin, i cili nuk ka dhënë detaje për ngjarjen.

“BalkanWeb” ka mësuar se ai para oficerëve të policisë është shprehur se nuk i ka parë dy 2 atentatorët dhe se nuk e di motivin se pse këta të fundit qëlluan me armë. Pista kryesore mbi të cilën po heton policia është vijimi i konfliktit i marsit të 2017 ku i plagosur në krah mbeti Eduard Duka, ndërsa thuhet se një nga vëllezërit Mumajes, Rivelino, ishte i përfshirë.

ATENTATI NE VITIN 2017
Në prill të 2017-ës u plagos rëndë Eduart Duka në zonën e “Kinostudios” dhe sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës, autorët ishin kushërinjtë e të dëmtuarit, Leonard dhe Erlis Duka. Në këtë ngjarje u përfshi edhe Rivelino Mumajesi, për të cilin prokuroria e Tiranës i’u drejtua gjykatës së kryeqytetit, ku kërkonte prej saj autorizimin për të kryer një kontroll në banesën e tij.
Ky i fundit banon afër zonës ku ndodhi ngjarja në fjalë. Mësohet se Mumajesi kishte shoqëri të ngushtë me dy atentatorët Duka, ndërsa prokuroria ngritën dyshime të forta se, ai mund t’i kishte ndihmuar ata, në largimin e shpejtë ose në fshehjen e armës së krimit apo motorit tip “Papaq”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: