Policia ka reaguar në lidhje me përplasjen me armë që u regjistrua ditën e sotme në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8.

Burime zyrtare thanë se gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve, Vasjan Xoxi e Kristan Xoxi, me shtetasin me inicialet E.B., dyshohet se njëri prej tyre (vëllezërve) e ka qëlluar në ajër me pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb