Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur sot në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetarë.

Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë kërkuar që të ndalojnë mjetin e autorëve.

Këta të fundit nuk i janë bindur urdhrit për kontroll dhe kane pasur konflikt verbal ku më pas edhe kanë qëlluar, duke lënë për pasojë të plagosur 2 policët dhe një qytetar. Sipas të dhënave autoret janë identifikuar, por emrat nuk bëhen ende të ditur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb