Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Luçiano Boçi, reagon sërish për përplasjen fizike që pati një ditë më parë në Elbasan me biznesmenin Gjergj Luca.

Teksa sqaron versionin e tij të ngjarjes, Boçi iu bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë, ndërsa thekson se me biznesmenin Luca do të shihet në gjyq.

Pjesë nga deklarata:

Ngjarja dihet, unë nuk kam ndryshuar version. Mbas sulmit fizik kundër meje, të filluar nga Lluca, unë i kam hypur makinës dhe kam shkuar drejt e në Prokurori për të depozituar kallëzim penal kundër tij dhe sekuestrimin e kamerave.

Pasi unë jam larguar Lluca ka kërkuar, ka parë dhe ka marrë videon. Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarr atë duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja, u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Lluca ka prodhuar alibinë qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij.

Videso së transmetuar i mungon momenti i parë, kryesor, agresioni verbal dhe fizik i Gjergj Lucës kundër deputetit Luciano Boçi. Ky moment është manipuluar të vërtetën dhe të vërtetat e ngjarjes.

Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës dhe për fat të keq një borxhli i keq i saj. Është detyrë e prokurorisë të administrojë provat e kësaj vepre penale dhe të denoncuar prej meje si kallëzim penal.

Keqpërdorimi i hapur publik i provave të një vepre penale, është dëshmi e arrogancës dhe sigurisë me të cilën sillen kriminelët në këtë vend. Ne do të depozitojmë sot një ankesë në ILD. Ftoj inspektorin e Lartë të Dretësisë Artur Metani, të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes, dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik të këtyre provave.

Me zotin Lluca do shihemi në gjyq. Më vjen keq që instiktet e mia të vetëmbrojtjes dhe reagimi im ndaj cënimit fizik prej tij, e befasuan atë. Ai erdhi të më rrah dhe iku i rrahur. Integriteti fizik dhe moral i demokratëve është i pacënueshëm. Me porositësit e Llucës më 25 prill do të flasë vota e shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb