Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar ditën e sotme përplasjen e tij me aktivisten Evi Kokalari dhe betejën ligjore që e kanë njoftuar të dy nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pasi thekson se me lobimin kundër zgjedhjes së tij në postin e nënkryetarit të PD, Kokalari ka bërë një akt të paprecedentë në demokracinë shqiptare, Këlliçi sërish i kërkon asaj që akuzat ndaj tij t’i provojë në gjykatë.

“Pres që zonja të vijë dhe të provojë një fakt të vetëm para gjykatës. Ky nuk është çështje që zgjidhet në rrjetet sociale. Meqë disponon prova ka të rënda të vijë në gjykatë. Meqë i kam dalë në shteg le të vijë te shtegu. Zonja Kokalari ka bërë zgjedhjen e saj. Ti shpëtojë edhe faktit që mos akuzohet për moskallëzim krimi. Nuk e kam idenë kë mbështet. Nuk dua ti jap më asnjë sekondë vëmendje kësaj çështje. Kjo përplasje nuk shërben. Janë çështje tonat të brendshme. Për rastin në fjalë, meqë nuk ka pasur një kufi në të gjithë morinë e baltës, meqë unë kam kryer të gjitha këto krime të dalë një individ i vetëm dhe ta provojë në gjykatë. Më absurde më duket që personat që flasim kundër lobimit të bëjnë një akt të paprecedentë në 32 vite, të lobojnë kundër një emri”, tha ai.

Në vijim, Këlliçi tha se ai është kandidati më i votuar në Kongresin e Partisë Demokratike dhe për këtë shkak, Kokalari apo dikush tjetër sipas tij në selinë blu mund të jetë shqetësuar.

Madje ai kritikoi kastën e vjetër politike, duke thënë se ata nuk duan qarkullim brezash.

“Unë dola kandidati më i votuar, mund të ketë shqetësuar dikë. Sigurisht që ka gëzuar të rinjtë. Këlliçi gjithçka në politikë sot e ka falë të rinjve. Unë kam ecur krah për krah me ata. Më vjen mirë që fuqizimi i të rinjve përbën shqetësim për një kasë të vjetër që nuk e kuptojnë nevojën jetike për qarkullim brezash. Kam qenë avokat i të rinjve”, u shpreh Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb