Leo Messi mbeti i dëmtuar mbrëmë në ndeshjen kundë United në Old Trafford pas një dyluftimi në ajër me mbrojtësin anglez Smalling i cili e goditi atë me bërryl në fytyrë duk e gjakosur dhe duke e larguar argjentinasin për pak çaste jashtë fushës.

Por tashmë tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë lirishëm, pasi lëndimi i Lionel Messit nuk është nuk është serioz. Argjentinasi iu nënshtrua testeve të enjten pasdite në fushën e stërvitjes të Barcelonës ku u përjashtua mundësinë e një thyerje.

Messi do të jetë në dispozicion të Ernesto Valverde për ndeshjen e së shtunës kundër Huesca në El Alcoraz. Testet e së enjtes treguan se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar edhe pse Valverde pas ndeshjes tha që Messi nuk ndjehet mirë. Ndeshja kthyese mes Barcelonës dhe Manchester united do të zhvillohet të martën në Camp Nou.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb