Ka bërë shumë bujë video e publikuar dy ditë më parë nga mediat italiane ku dëgjohej në një telefonatë presidenti i Lazio-s, Lotito, t’i drejtohej me një ton zëri jo normal trajnerit Inzaghi të cilit i thoshte: “Vetëm ankohesh, ke një skuadër që vlen 10 fish më shumë se kundërshtarët”.

Ekzistencën e videos e ka pranuar sot Inzaghi, pavarësisht se Lazio e ka hedhur autorin që e ka shpërndarë. Numri 1 i pankinës së kryeqytetasve italian thotë se kjo është diçka normale, e cila ndodh mes një presidenti dhe trajneri.

“Kam lexuar dhe dëgjuar opinione të ndryshme, është folur shumë për të. Ju jeni në futboll prej vitesh dhe e dini se përplasjet mes trajnerëve dhe presidentit janë në rendin e ditës. Kishte një përplasje, jam një trajner i cili kërkon shumë nga vetja sidomos, pastaj nga skuadra dhe klubi.

Ne po flisnim për gjëra në përgjithësi. E rëndësishme është që këto përballje të jenë të dobishme dhe konstruktive, siç ka ndodhur në rastin tonë, pasi u mbyllën me një të qeshur në telefonatën pasardhëse. Ka raste kur ndodhin gjëra të tilla, njihemi prej 15 vitesh, e rëndësishme është që të jenë për të mirën e përbashkët të Lacios”, theksoi Inzaghi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: