Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së, Lulzim Basha sa i takon raportit të Dick Marty, i miratuar vite më parë në asamblenë e Këshillit të Evropës edhe nga votat e delegacionit shqiptar atje.

Në këtë raport flitej dhe për ‘Shtëpinë e Verdhë’, ku thuhej se aty bëhej transplant organesh. Përmes një reagimi në “Twitter” kreu i qeverisë bën me dije se Beogradi nuk e donte atë raport, duke akuzuar kryedemokratin Basha se merrte në pyetje shqiptarët për llogari të Dick Marty.

REAGIMI I RAMËS
Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulēzim, thuaje të vërtetën!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb