TIRANE – Nata e parë e spektaklit “Your Face Sound Familiar”, pati një përplasje të pakëndshme mes prezantueses Alketa Vejsiu dhe këngëtarit Endri Prifti.
Pas performancës së tij, këngëtari e teproi me fjalët, duke bërë që Alketa t’i merrte mikrofonin nga dora. Me një ton të ashpër, Alketa i kërkoi Endri Priftit të dilte pas kuintave, sepse kishte dalë nga orbita.

Alketa Vejsiu: E di që e ke pak sfidë gjuhën italiane.
Endri Prifti: Për mua nuk ka asgjë të vështirë. E kam kënduar këtë këngën për 3 minuta. Mbrëmë Alketa Vejsiu, kjo ylli, kjo princesha, kjo bukuria, dje ishte me tuta sportive dhe më shkatërrove fare, sot je bërë si sirenë.
Alketa Vejsiu: Nuk është program për mua, unë jam e kënaqur me kaq sa kam, me copën time të kekut. Bëj pak pushim që të të vijnë idetë.
Arjan Çani: O byrazer, ç’do me thënë Siamo soli
Endri Prifti: Këtë pyetje ma bëri mbrëmë Alekta mua. Çdo gjë që këndoj unë e bëj për dicka të vërtetë. Nuk jemi vetëm.
Arjan Çani: Jo, jemi vetëm. Jemi aq vetëm në këtë jetë.
Endri Prifti: Kryesorja është që kur bën dashuri mos më thuaj që nuk mendon për mua. Alketa Vejsiu: Dikush t’ja përkthejë mirë këngën se kam përshtypjen që nuk e ka zbërthyer mirë tekstin. Unë të them edhe këtë: të marr mikrofonin. Shko pas kuintave. Disiplinohu pastaj eja këtu, sepse dole pak nga orbita. Jo sepse këtu te programet e mija ka limite. Nuk mund të themi çfarë duam dhe çfarë na vjen në mëndje. Po sepse po flet përçart dhe unë nuk e përballoj dot këtë të folurën tënde përçart, në skenë përpara miliona shikuesve.

Pas këtij incidenti ka reaguar dhe vëllai i këngëtarit, Stefi Prifi.
“Gjigandi e kreu misionin. Nuk mund të gjejë veten në këtë spektakël me rregulla strikte…!!! Ai është një shpirt i lirë, nuk mundtë futet në “kafazin” e Alketa Vejsiut”, shkruan Stefi Prifti.

Alketa Vejsiu i heq mikrofonin Endri Priftit by PanoramaVideo
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: