Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për “përplasjen” mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, deklaroi se është një betejë që po banalizon shtetin.

Minxhozi theksoi se të dy politikanët janë vërsulur ndaj njëri-tjetrit në mënyrë të ulët, kurse shtoi se presidenti duhet të jetë më i pavarur.

“Shqipëria po na mëson me lloj-lloj luftërash. Kjo luftë është shumë e ftohtë. Berisha – meta është aleanca më e gjatë në 30 vjet demokraci.  Berisha dhe Meta kanë qenë miq e aleatë për shumë kohë. Mendoj se për përplasjen Rama – Meta, së pari po banalizohet shteti.

Kryeministri është politik dhe partiak. Presidenti është politik, por jo partiak. Pozicioni i Metës në këtë betejë është më i rrezikshëm. Presidenti është institucioni që duhet të jetë i pavarur e nuk mund t’i thotë njërës palë se je bandë terroriste. Presidenti Meta ka kaluar çdo kufi të mundshëm. Të dy liderët kanë humbur protokollet”, tha Minxhozi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb