Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri në një prononcim për mediat deklaroi se përplasja e sapo ndodhur te “Astiri” ndodhi pasi banorët dolën t’i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili do të vizitonte një biznes aty pranë.

“Kishin dalë t’i bllokonin rrugën kryeministrit, një burrë që mbrohet nga qytetarët e vendit të vetë. Qytetarët nuk e duan, ai duhet të largohet”,- tha Pampuri.

Ndërsa banorët bllokuan rrugën, ka ndërhyrë policia duke shoqëruar disa prej tyre si edhe ish-deputetin e PD-së, që iu doli në krahë, Klevis Balliu.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb