Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar sot përplasjen në distancë me deklarata mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Ngjela theksoi se kryeministri Edi Rama është frikësuar nga fakti që në këtë proces ndërhyn SHBA, duke shtuar se ai me këtë qëndrim tregon se është i korruptuar.

“Rama është i trembur. Shohim një grua të madhe që po ndihmon Shqipërinë në të gjitha drejtimet se Shqipërinë po e varros korrupsioni, dhe një kryeministër që nuk di asgjë se ç’është politika dhe e ka kapur frika e anti-korrupsionit. Ka frikë se kuptohet që është edhe vetë me shenja korruptive”, tha Ngjela.

Ngjela shtoi se ambasadorja Yuri Kim do të mbahet mend pasi ka marrë një detyrë historike.

“Duhet të kemi parasysh një gjë se sekretari Amerikan i Shtetit ka thënë; SPAK e drejtojmë ne. Pse hynë Rama? Se është i trembur. Këtu shohim dy përmasa. Një grua të madhe shohim nga një anë, ku Shqipërinë po e varros korrupsioni. Dhe një kryeministër që mund ta ketë kapur frika e korrupsionit. Këta duan që të fusin një njeri të ‘blerë’. Ajo po bën një punë të madhe. Yuri kim do të mbahet mend si njeri i madh në vend. Ka marrë një detyrë historike, e ka kaluar një mandat, por do të vazhdojë më tej se këtu ka pasur probleme. Shqiptarët e vlerësojnë në mënyrë maksimale. Ai që do Shqipërinë e vlerëson Kim, ajo që se do, se do as zonjën. Në raste të tilla, nis procedura nga shteti që t’i japë vlerë të mirëfillte atij që vjen dhe mos të krijojë tension në zonë. Por që të nisë qeveria shqiptare procedurën e shkarkimit të ambasadores para afatit të saj pa pyetur Uashington, është naivitet dhe ligësi të brendshme, dhe me frikë. Si ka mundësi që ti që merr 8-9 mln rrogë je kundër reformës në drejtësi. Doli dhe Rama që nuk është me SPAK, të gjithë kanë frikë nga ky institucion. Rama ka frikë se kuptohet se është dhe vetë me shenja korruptive. Doli SPAK, nisi reforma në drejtësi, të korruptuarit janë në pozicionin e Jozef K të Franc Kafkës. Janë të gjithë të trembur. Kanë peshën e akuzës. Edhe ky është Jozef K (Rama). Këta duan të nxjerrin Amerikën jashtë nga Shqipëria. Çfarë e tremb Ramën nga kryetari i SPAK?! Çka ai? Do njeriun e vetë?! Atëherë ka peshën e akuzës.”, tha Ngjela.

Pyetjes nëse Rama e ka kontrolluar apo jo SPAK-un, Ngjela iu përgjigj se; “S’kam të dhëna, por kryetari i SPAK ishte njeri i trembur nga sjellja. Filozofia analitike më ka thënë; mos më shiko fjalët, unë shoh vetëm sjelljen. Sjellja e tij ishte e një njeri të trembur. Ose ai mund të ketë lidhje me korrupsionin. Fakti që politika amerikane nuk e rinovoi, do të thotë se ka pasur probleme. Puna e SPAK deri më tani është e dobët. Siç tha dhe ambasadorja, që janë të trembur. Se di për kë luajnë ata?! Njerëzit e nxjerrin vetë konkluzionin. Pyetja lind nëse kjo zonjë që ka mbushur me optimizëm shqiptarët, do e vazhdojë ‘luftën’ me fakte?! Pozicioni i Shqipërisë është më i ndryshëm. Kanë nxjerrë non-grata një ish-kryeministër për korrupsion. Ne nuk kishim forcën tonë, na e bënë SPAK, e ndaj po presim. Ambasadorja është treguar aktive në KLP, që bënë gabim që ia lanë këtë kompetencë këtij institucioni për zgjedhjen e kreut të SPAK. Ka thënë ruajuni se unë i kam të gjitha. Pra do të vendosë një njeri të vetin atje. Kryeministri ka ndalë kundër mendimit amerikan, ajo është një fuqi e pavarur. Si do të paguajë ajo para që të vendosë një njeri të korruptuar në SPAK. Ajo ka thënë ka forca ushtarake në Shqipëri, se çfarë do të thotë për Shqipërinë nuk e di, por diçka ndodh në Perëndim. Kështu e bëri Greqia, reforma kot, dështonte politika amerikane, por ja ku e ke, u tërhoq ai u vendos demokracia atje. Këta duhet të kenë mendjen sepse nuk e lë politika e Perëndimi sidomos ajo amerikane nuk lë korrupsionin në Shqipëri. Kryetari i SPAK nuk ka kompetenca të mëdha por kontroll hetimin e Byrosë Kombëtarë dhe kontrollorëve të SPAK, dhe nuk bën një sy qorr apo vesh shurdh, por i denoncon. Ky që ishte nuk pamë të bënte gjë. Nuk ka prova thotë. Kështu thonë diktaturat, nuk ka prova. Prova është fakti kryesor me të cilin mbrohet shteti. Për të eliminuar një të keqe që po i kanoset Shqipërisë çdo gjë mund të ndodhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb